×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës reagon pas shembjes së pllakës së një objekti në “Zonën Industriale”, tregon nëse do lejohet puna

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 17:09

    Të hënën mbrëma në rrugën “Elez Berisha” në Zonë Industriale, është shembur një pjesë e pllakës së një objekti në ndërtim e sipër, me leje ndërtimore.


    Për këtë rast ka dhënë detaje të reja Adonis Tahiri, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në komunën e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë pala nuk mund të vazhdojë punën pa e sjellë në Drejtorinë e Inspekcionit raportin e stabilitetit të ndërtesës.

    “Inspektori i zonës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka konstatuar se në proces të betonimit, është shembur një pjesë e pllakës së katit të parë. Me procesverbal, pala është obliguar që menjëherë ta sigurojë vendpunishten dhe hapësirën përreth duke i larguar pjesët e dëmtuara. Gjithashtu, pala nuk mund të vazhdojë me punët sipas lejes ndërtimore, pa e sjellë në Drejtorinë e Inspekcionit raportin e stabilitetit të ndërtesës.Procesverbali me konstatimin dhe masat e ndërmarra është përcjellë në Urbanizëm për masa shtesë, si dhe në Policinë e Kosovës tek hetuesit e rastit.
    Për çdo vendim të ri, do të jeni të informuar!”, shkruan Tahiri në Facebook.

    Kujtojmë se Reporteri.net mbrëmë raportoi për shembjen e kësaj pllake për çka policiz dha informatat e para.

    “Rreth ores 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Elez Berisha’ në zonën industriale në Fushë Kosovë është shembur një pllakë nga një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Përveç dëmeve materile nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me këtë ngjarje janë njoftuar institucionet kompetente”, ka deklaruar për Reporteri.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. /Reporteri.net/.

    Shembet një ndërtesë në Fushë Kosovë, policia jep detajet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!