Komuna e VV-së blen 90 lopë me 160 mijë euro

Përmes një tenderi publik Komuna e Prizrenit ka paraparë t’i blejë 90 lopë qumështore dhe për këtë qëllim ka paraparë t’i shpenzojë 160 mijë euro. Në dosjen e tenderit thuhet se lopët duhet të jenë të moshës 22 deri në 30-muajshe, të mbarësuara 5-7 muaj, me origjinë nga BE-ja, si dhe me peshë prej 500 deri në 600 kilogramësh.


Hiç më pak se 160 mijë euro i ka paraparë t’i shpenzojë Komuna e Prizrenit, e cila drejtohet nga Mytaher Haskuka, për blerjen e 90 lopëve qumështore për nevoja të fermerëve të kësaj komune. Duke bërë një kalkulim të thjeshtë del se për blerjen e një lope Komuna do t’i shpenzojë 2000 euro.

Në dosjen e tenderit të siguruar nga gazeta “Zëri” thuhet se lopët duhet të jenë të moshës 22 deri në 30-muajshe, të mbarësuara 5-7 muaj, me origjine nga BE-ja, si dhe me peshë prej 500 deri në 600 kilogramësh.

Po ashtu sipas dosjes së tenderit lopët duhet të kenë edhe certifikatën shëndetësore, edhe atë të origjinës (Pedigree). Po ashtu në kuadër të këtij çmimi Komuna ka paraparë edhe transportin deri në vendin e destinacionit ku gjendet fermeri