×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna fillon ta prishë ‘kopshtin’ që ishte zhvilluar nën asfalt

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 11:59

    Me ardhjen e pranverës nuk kanë lulëzuar vetëm pemët në Çabiq të Klinës. Aty bari doli edhe nga asfalti. Por, pas raportimit të qytetarëve, Komuna e Klinës ka filluar ta prishë “kopshtin” që ishte zhvilluar në asfalt.

    Qytetarët kanë publikuar fotografi në Facebook, ku shihet se Komuna e Klinës ka marrë masa menjëherë, dhe se rehabilitimi i kësaj rruge ka filluar.

    Ndryshe, asfaltimi i rrugës Çabiq – Ujmirë ishte bërë nga Komuna e Klinës, në dhjetorin e vitit të kaluar.

    Për ta shtruar këtë asfalt komuna e Klinës ka shpenzuar hiç më pak se 92 mijë e 238 euro.

    Asfaltimin e kësaj rruge e ka bërë kompania ” I & B – Group ” SH.P.K.. Kjo kompani dhe komuna e Klinës kontratën për këtë tender e kanë nënshkruar më 06.11.2018./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!