Nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se kjo çështje nuk është biseduar në Lëvizjen Vetëvendose, por ka paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së kësaj partie do të vendoset gjithçka.
“Unë mendoj që kryetaren e Kuvendit tashmë e kemi vendosur, ajo është zonja Haxhiu. Dhe ma merr mendja që do jetë propozimi i njëjtë”, tha Konjufca para mediave.
Kujtojmë se aktualisht Haxhiu mban pozitën e ushtrueses së detyrës të presidentitt ë vendit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




