Kryeparlamentari Glauk Konjufca u ka dhënë vërejtje me paralajmërimin për largim nga seanca plenare, pasi kanë refuzuar t’i përgjigjen kërkesës për lirim të foltores së Kuvendit.
“Deputetëve që nuk po e lirojnë foltoren, ua jap vërejtjen me paralajmërim për largim nga seanca plenare”, ka thënë Konjufca.
Kujtojmë se e gjithë kjo po zhvillohet në një ditë kur pati edhe përleshje fizike ndërmjet disa deputëtëve të PDK-së dhe përfaqësuesve të pushtetit.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë duke kërkuar që të ndërpritet kjo seancë për të vazhduar një ditë tjetër.
Mirëpo kryetari i Kuvendit, nuk është duke i përfillur këto kërkesa të dy partive më të mëdha opozitare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.