×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett tregon dhëmbët: Kosovën po e frenon korrupsioni

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 10:14

    Ambasadori amerikan në Kosovë që në mëngjes ka zgjedhur të flas për korrupsionin në Kosovë, duke u treguar i ashpër.

    Ai ka reguar lidhur me raportin e të drejtave të njeriut ku flitet për Kosovën, me ç’rast i radhiti katër arsye pse vendi gjendet në këtë situatë, shkruan Reporteri.net.

    Kosnett ka përmendur korrupsionin si një prej arsyeve, më pas sulmet ndaj gazetarëve e madje edhe dëbimin e shtetasve të huaj, duke aluduar në dëbimin e gylenistëve vitin e shkuar.

    “Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni, sulmet ndaj gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa proces të rregullt dhe dhuna ndaj pakicave”, ka thënë Kosnett në Tëitter.

    Sidoqoftë, ambasadori i shtetit më të fuqishëm në Kosovë pati edhe një takim dje me kryeministrin Haradinaj, të cilin ky i fundit e konsideroi si takim të rregullt./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!