×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova e fton por Volkswagen interesohet për investime në Serbi

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 13:46

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka njoftuar se i ka dërguar një letër kompanisë më të madhe të prodhimit të automjeteve, Volkswagen, të cilën e fton të investojë në Kosovë.


    “Në letrën time e kam njoftuar presidentin e bordit të kësaj kompanie, z.Deiss në lidhje me kushtet që ofron Kosova për investime. Për më tepër, në letrën time kam njoftuar udhëheqësit e kësaj kompanie për preferencat e kosovarëve për Volkswagen dhe historinë e industrisë së automobilave në Kosovë”, ka shkruar Shala.

    Por, Volkswagen ditë më parë ishte raportuar se kishte shprehur interesim për të investuar në Serbi. Opsion i kishte edhe Bullgarinë, Rumaninë dhe Turqinë. Këto shtete I kishte zgjedhur për ta zhvendosur fabrikën që e ka në Ukrainë, shkruan Reporteri.net

    Mediat në Serbi kishin shkruar se importuesi i Skodës dhe pronari i Auto Cacak, Milenko Kostiç kishte thënë se ka një mundësi që Volkswagen të zhvendos fabrikën e vet nga Ukraina në Serbi.

    Kostic vuri në dukje se njerëz të rëndësishëm nga menaxhmenti i Volkswagen dhe Skoda e kontaktuan atë duke kërkuar vlerësimin e tij të mjedisit të biznesit në Serbi, njoftoi të martën e përditshmja. “Më pyetën për pagat mesatare, trajnimin e fuqisë punëtore – në përgjithësi, për gjithçka që lidhet me kushtet e biznesit”, tha Kostiç duke shtuar se “ka tym, por nëse do të ketë zjarr, do ta njohim së shpejti”. Siç theksoi ai në lojë përveç Serbisë janë edhe Bullgaria, Turqia dhe Rumania janë të gjitha duke konkurruar”. Në këtë garë, tha Kostiç, oferta e shtetit do të jetë vendimtare dhe gjermanët do të shkojnë në atë vendi që u jep atyre më shumë.

    Përveç rreth qytetit të Nishit dhe Vojvodinës, ka pothuajse 300-400 hektarë tokë të lirë për të ndërtuar një fabrikë kudo dhe për këtë arsye Kostic nuk përjashton mundësinë që një fabrikë e re të mund të hyjë në objektet e Fiat në Kragujevac, pasi nuk dihet nëse Fiat do të qëndrojë në Serbi. “Kjo do të ishte ideale sepse tashmë ekziston një fabrikë dhe mijëra punëtorë të kualifikuar, por unë jam i shqetësuar për kapacitetin sepse termocentrali aktual i Fiat mund të prodhojë 200,000 makina në vit, ndërsa gjermanët duan që kapaciteti të jetë më shumë se 300,000” tha Kostiç./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!