×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova, temë thelbësore e Samitit të Berlinit

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 8:50

    Zgjidhja e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë çështja thelbësore që do të diskutohet në një takim që kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta realizojnë pas dy javësh në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe të presidentit francez, Emmanuel Macron.


    Ndryshe nga vendet e tjera, Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen në këtë samit edhe me presidentët, shkruan sot Koha Ditore.

    Në Ambasadën gjermane në Prishtinë i kanë treguar gazetës se në takim nuk do të jenë vetëm përfaqësuesit e gjashtëshes të Ballkanit Perëndimor.

    “Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë dhe presidenti i Francës kanë ftuar përfaqësuesit e lartë të Ballkanit Perëndimor, të Kroacisë, të Sllovenisë dhe të Komisionit Evropian në një takim që do të mbahet më 29 prill në Berlin”, kanë konfirmuar në këtë ambasadë. “Stabiliteti dhe zhvillimi i mirëfilltë i rajonit gëzojnë një rëndësi të madhe për kancelaren gjermane dhe presidentin francez.
    Ata kanë për qëllim të bisedojnë me të ftuarit rreth sfidave të veçanta në rajon, e gjithashtu edhe në raport Kosovë-Serbi”.

    Ndodhet në ngërç faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, së cilës i është dhënë start vitin e shkuar. Serbia ka vendosur të mos marrë pjesë në të, për aq kohë sa Qeveria e Kosovës nuk e heq tarifën prej 100 për qind, të vendosur ndaj produkteve me origjinë serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!