×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ kërkon që OSBE-ja t’i monitorojë zgjedhjet në veri

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 14:48

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka diskutuar në lidhje me rolin e OSBE-së në monitorimin e zgjedhjeve në veri. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se ende ka nevojë që OSBE-ja të jetë e përfshirë në zgjedhje dhe sidomos tani kur bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme dhe për shkak të kohës së kufizuar.


    Ajo tha se prezenca e OSBE-së është në funksion të transparencës nëpër komuna.

    “Meqenëse këtë herë zgjedhjet janë shpallë vetëm në katër komuna ku tradicionalisht kemi pasur përfshirjen e OSBE-së vetëm sa i përket këshillave teknike në ditën e zgjedhjeve, konsideroj se meqenëse kemi zgjedhje të parakohshme dhe për shkak të kohës konsideroj që ende ka nevojë që të përfshihen OSBE-ja për KKZ dhe KVV-të, sepse mendoj se nuk na bën ndonjë dëm sepse është në funksion të transparencës nëpër komuna. Nuk ka rol ekzekutiv apo në funksion të organizimit të zgjedhjeve ashtu siç nuk ka pasur as në zgjedhjet e mëhershme”, tha Daka.

    Anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi, tha se e mbështet praninë dhe monitorimin e OSBE-së në këtë zgjedhje edhe pse sipas tij OSBE-ja nuk mund dhe nuk e zëvendëson KQZ-në.

    “Këshilli ka shqyrtuar shtypjen e fletëvotimeve dhe specifikat e fletëvotimeve nuk dallojnë nga shembujt e deritanishëm vetëm se në përputhje me numrin e votuesve të listës preliminare. Përmban elemente të sigurisë si në proceset e tjera zgjedhore, kështu që i rekomandojmë KQZ-në ta miratojë këtë përmbajtje të sigurisë dhe sasisë së shpërndarjes.

    Do të ketë 980 fletëvotimeve. OSBE-ja nuk e zëvendëson KQZ-në në këto zgjedhje dhe as nuk mund të zëvendësohet, por nëse bëhet fjalë për një përkrahje dhe këshilla teknike po e mbështesë nuk jam kundër, por duke e theksuar se trupat e KQZ-së do të jenë në të gjithë hapat e fundit”, tha ai.

    Rrustemi ka kërkuar që dizajni final i fletëvotimeve me emrat final të kandidatëve të prezantohet edhe njëherë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!