×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: 13 seanca të jashtëzakonshme për tre muaj, a jemi në gjendje lufte apo çka?

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 11:44

    Shefi i GP të PDK’së Memli Krasniqi, ka kritikuar procedurën përmes të cilës është thirrur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për ikjen e të rinjve. Ai ka thënë se për këtë seancë, deputetët janë njoftuar përmes emailit, vetëm 20 minuta më herët.


    Tutje Krasniqi ka thënë se për 3 muaj, Kuvendi ka mbajtur 13 seanca të jashtëzakonshme. Ai pyet se a është Kosova në gjendje lufte apo çka.

    “Kjo seancë është thirrur papritmas, nuk besoj që është dashur të thirret kaq shpejt. Së paku është dashur t’i njoftonim deputetët që kjo seancë do të mbahej në këtë datë. Ftesa zyrtare ju ka ardhur para nja 20 minuave me email. Kam frikë se shumica prej nesh nuk janë të përgatitur për këtë seancë, e di që secili mund të flasim diçka, por mendoj se temat e tilla duhet të kenë një trajtim më serioz. Kjo është seanca e 13 e jashtëzakonshme për tre muaj. Nëse dikush nuk është i njoftumë për gjendjen në Kosovë dhe nëse i thu se parlamenti i Kosovës, i ka thirrë 13 seanca të jashtëzakonshme për 3 muaj, kjo i bie që jemi ose në ndonjë gjendje lufte, ose ndonjë konflikti a krize. Unë besoj se disa tema vërtet është dashur të trajtohen në mënyrë të jashtëzakonshme, por s’jam i sigurt se substance e diskutimeve do të jetë më e duhura”, ka thënë Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!