×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i Preshevës: Jam kundër që me dhanë Veriun për Luginën

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 22:11

    Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës ndërsa ka folur për shkëmbimin e territoreve me Serbinë thotë se për këtë çështje nuk është manipuluar nga presidenti Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.


    Ai ka thënë se vazhdon ta mbajë qëndrimin që nga fillimi të cilin e ka thënë edhe në Bruksel edhe në Berlin.

    “Kërkesa është legjitime e shqiptareve të Preshevës që të bashkëngjitet me Kosovën. Ose flasim për tërësinë e Luginës që të bashkëngjitet me Republikën e Kosovës, ama nuk flasim për gjysmën.

    Ka teori që hekurdha dhe autostrada me qenë vija ndarëse.

    Si tërësi, jo gjysmën, nuk e lëmë një shqiptar të vetëm me Serbinë. Jemi kundër nëse duan të na ndajnë”, ka deklaruar Arifi në Dukagjin.

    Ai ka treguar edhe nëse është për shkëmbimin e territoreve.

    “Jemi kundër shkëmbimit të territoreve me teorinë me dhanë Veriun për Luginën”, deklaroi Arifi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!