×
  • Lajme
  • Lajme

    Krijohen kolona të gjata në pikat kufitarë Hani i Elezit dhe Merdare

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 19:52

    Në pikat kufitare Hani i Elezit dhe në Merdare, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata, shkruan Reporteri.net.


    Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në pikën kufitare në Han të Elezit, kolonat e automjeteve arrijnë gjatësinë deri në 30 metra në hyrje dhe në dalje.

    Ndërsa sipas QKMK-së në Merdare kolonat janë 30-40 metra ndërsa pritjet janë 20 minuta në hyrje e 45 minuta në dalje.

    Gjithashtu QKMK ka treguar edhe për gjendjen e rrugëve të cilat të dërgojnë drejt pikave kufitare, ku sipas njoftimit gjendja e rrugëve është e mirë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!