×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministrja serbe e luan melaqen: Nuk e di pse NATO na bëri rrafsh me tokë

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 11:32

    Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, është munduar ta paraqes Serbinë si të pafajshme për bombardimet e NATO më 1999.


    Duke thënë se është e vetëdijshme që kanë qenë gabim, ajo ka shtuar se bombardimet e NATO-s ishin faji i të tjerëve, transmeton Reporteri.net.

    “Ne jemi të vetëdijshëm se kemi qenë gabim, por bombardimet e NATO’s më 1999 ishin faj i të tjerëve dhe jo i qytetarëve serbë. Do të ishte mirë që edhe të tjerët t’i pranonin gabimet e tyre”, ka thënë kryeministrja serbe.

    Madje, Brnabic është munduar të viktimizohet, duke thënë se të gjithë kishin cak Serbinë më 1999.

    “Më 1999, të gjithë e kishin target Serbinë, të gjithë në Serbi ishin cak i sulmeve, pavarësisht moshës, nacionalitetit apo orientimit politik”, ka shtuar ajo.

    Sidoqoftë, duhet theksuar se pikërisht intervenimi i NATO-s erdhi pasi Serbia kishte refuzuar një tërheqje paqësore nga Kosova, të cilën gjë ia kërkoi bashkësia ndërkombëtare./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!