×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia e Kuvendit sot vendos për seancën e jashtëzakonshme për ikjen e rinisë nga Kosova

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 8:06

    Raportimet e fundit për ikjen e qytetarëve nga Kosova, ka bërë që deputetë të opozitës dhe disa deputetë të tjerë të partive në pushtet, të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.


    Thirrjen e seancës e kanë kërkuar 41 deputetë me pikën e vetme të rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta.

    E lidhur me këtë, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot për të shqyrtuar këtë kërkesë. Mbledhja do të mbahet në orën 10:00.

    Ndërkaq po në të njëjtën orë është paraparë të mbahet edhe vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës ku në rend dite janë disa pika që kanë mbetur pa u përfunduar në seancat e kaluara.

    Janë 37 pika të rendit të ditës të cilat presin votimin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ndër to është edhe pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 12 mars, ku pritet të bëhet votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

    Po ashtu në rend dite është edhe pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 13 mars, votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

    Rendi i ditës:I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur me 30 janar 2019:

    1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,

    2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

    3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

    4. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, për vazhdimin e mandatit edhe për një afat 30 ditor,

    5. Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 shkurt 2019:1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

    2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

    3. Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

    5. Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

    6. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019,

    7. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për pesë (5) anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

    III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 7 mars 2019:1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

    2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

    3. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

    4. Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

    5. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

    6. Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

    7. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

    8. Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

    9. Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare.

    10. Votimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e asociimit në organizata joqeveritare,

    11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

    12. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

    13. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.

    14. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

    15. Votimi në parim i Projektligjit për peticione,

    16. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

    17. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

    18. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,

    19. Votimi në parim i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve.

    20. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.

    21. Miratimi i Deklaratës në lidhje me vëllezërit Bytyqi,

    22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

    23. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,

    24. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,

    25. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,

    26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësim ndryshim të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,

    27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit,

    28. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit të Procedurës penale,

    29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim,

    30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

    31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Diasporën,

    32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit të Punës,

    33. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pronën Publike,

    34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,

    35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/l-247,

    36. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës,

    37. Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.

    IV. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 12 mars 2019:1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.V. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 13 mars 2019:1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!