×
  • Lajme
  • Lajme

    Kufiri Kosovë-Shqipëri nuk u hoq më 2 prill siç u premtua, kjo është pengesa

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 20:31

    Dy prilli ishte quajtur si dita historike kur mes Kosovës dhe Shqipërisë më nuk do të kishte kufij.


    Ky ishte premtimi i dy qeverive, asaj në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat në fundin e dhjetorit kishin nënshkruar edhe marrëveshje, por tash Shqipëria është zmbrapsur nga marrëveshja për heqjen e kufirit.

    Në fund të marsit, kryeministri Ramush Haradinaj, kishte thënë se kjo ka ndodhur për shkak të disa obligimeve që Shqipëria ka me BE-në.

    Qytetarët thonë se mes dy shteteve nuk duhet të ketë kufi, por e kanë humbur besimin tek institucionet, raporton KTV.

    Opozita në Prishtinë thotë se arsyeja se pse ka ngecur kjo çështje, është reagimi i BE-së.

    Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë të ketë pasur rastin edhe vetë të flasë në Bruksel e Prishtinë me aktorët ndërkombëtar që kanë thënë se heqja e kufirit përbën problem të madh.

    Në kohën kur kjo ide u bë publike nga zyrtarët e lartë shtetërorë në Kosovë e Shqipëri, Serbia pati reaguar ashpër duke thënë se kështu po jetësohet Shqipëria e madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!