Kryeministri Albin Kurti, sot me mëngjes është parë duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, saktësisht dy orë para nisjes së seancës plenare e paraparë të nis në orën 11:00.

Pas daljes nga objekti i Kuvendit, kryeministri Kurti u pyet për takimin e mbrëmshëm me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, por refuzoi të fliste.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, u pa të dielën mbrëma duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, pas një takimi me Kurtin. Por, as Hamza ende nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Reklamë

Sipas raportimeve në takimin mes Kurtit e Hamzës janë diskutuar tri çështje kryesore.

Një nga temat e diskutimit ka qenë deklarata që pritet të miratohet nesër nga Kuvendi lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Po ashtu, raportohet se kanë diskutuar për ndryshimet në Projektligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe për çështjen e presidentit të Kosovës. Por, ende asgjë nuk ka zyrtare.

Kujtojmë se PDK-ja ka proceduar në Kuvend edhe kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ende nuk dihet nëse kjo çështje do të përfshihet në rendin e ditës së seancës së sotme.

Seanca e Kuvendit zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar me vonesë, ndërsa ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën.

Reklamë

Në të njëjtin vendim, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se 6 tetori është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Seanca pritet të nisë nesër me fillim të orës 11:00. /Reporteri.net/.