×
  • Lajme
  • Lajme / Informacione të reja

    Kurti: Janë liruar katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 11:39

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë, janë liruar dhe i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan jankoviq.

    Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.

    “Zëvendësdrejtori i policisë vazhdon të mbahet në burg në Serbi”, tha Kurti, duke iu referuar Jankoviqit.

    Kurti: Jankoviqi është dërguar në Rashkë, hakmarrja e Serbisë akt i qëllimshëm për tensione

    Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë në një reagim ka thënë se Jankoviq është dërguar në mbajtje në Rashkë.

    MPB e Serbisë: Zv/drejtori i Policisë së Kosovës është dërguar në mbajtje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!