×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Kurti pas takimit me deputetët e pakicave: Po iu vjen keq që 6 deputetë të LDK s’po e respektojnë marrëveshjen

    Reporteri
    02 Shtator 2026 | 21:18

    Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se gjashtë deputetë të LDK-së nuk po e respektojnë marrëveshjen e arritur mes dy partive për zgjedhjen e presidentit.

    Kurti ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e grupit multietnik, që ishte aranzhuar më herët, derisa i kishte njoftuar ata për bisedimet dhe marrëveshjen me LDK-në, si dhe për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

    “Ata ndajnë keqardhjen me të gjithë neve që kjo nuk po mund të realizohet, për shkak se gjashtë deputetë nga LDK-ja nuk e respektojnë këtë marrëveshje”, tha Kurti.

    Ai tha se LVV-ja do të vazhdojë përpjekjet për të shmangur zgjedhjet e reja.

    “Do të vazhdojmë të ecim tutje duke u përpjekur t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, deklaroi Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!