×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i Kryeministrit

    Kurti: Rritja ekonomike po shkon përtej projeksioneve fillestare

    Reporteri
    21 Shtator 2024 | 14:43

    Kryeministri Albin Kurti thotë se rritja ekonomike e qëndrueshme në vendin tonë po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të këtij viti.

    Ai përmes një postimi në Facebook mbështetjen për bizneset dhe prodhuesit vendorë e ka vlerësuar ndër shtyllat e zhvillimit, shkruan Reporteri.net

    “Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, ka shkruar Kurti.

    Ai e ka shpërndarë edhe postimin e bërë dje nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha ndër të tjera se “ekonomia po vazhdon rritjen me 4.27% edhe në tre mujorin e dytë”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!