×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush ishte heroi që e rrëzoi gurin e kufirit në Koshare, flasin protagonistët

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 18:28

    Sekreti më i mirë i ruajtur i luftës së fundit është, se kush ishte ushtari që e hoqi gurin e kufirit në fshatin Koshare që e ndante Kosovën me Shqipërinë. Këto pamje kishin qarkulluar nëpër të gjitha mediat e botës.


    Në 20-vjetorin e Betejës, një dëshmitarët e thyerjes së kufirit tregon historinë e ushtarit që kurrë nuk u zbulua.

    Ushtarët që kanë marrë pjesë në ato luftime edhe më tutje nuk pranojnë të tregojnë që kush ishte ushtari që ia dha shkelmin e fundit simbolikës së Jugosllavisë në Kosovë.

    Beteja që kishte ndodhur në Koshare vazhdon të konsiderohet si fillimi i rënies së ushtrisë serbe, në një kohë dhe në një territor ku forcat e UCK dhe ato të NATO’së po i zbrapnin për cdo ditë forcat pushtuese. Një gjë e tillë nuk kishte kaluar pa pasoja. Gjatë kësaj lufte ishte vrarë njëri prej komandantëve më të respektuar të UCK’së, Agim Ramadani.

    Hysen Berisha, një nga pjesmarrësit e Betejes se Kosharës, ka treguar për Gazetën Express historinë e fshehjes së ushtarit që shkeli gurin me këmbë.

    “Ajo këmbë është e secilit ushtarë të UCK’së”, ka treguar Berisha, njëri nga dëshmitarët e thyerjes së kufirit.

    Ai tutje tregon që deri sot kur po shënohet 20 vjetori i Betejës së Kosharës, asnjëherë asnjë nga ushtarët nuk e ka zbuluar sekretin e asaj ngjarjeje.

    “Gurët i kanë hequr ushtarët e Brigadës 138 – Agim Ramadani. Sa i përket asaj kambës, është këmba e një ushtari të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Me këtë është këmba e cdo ushtarit dhe e cdo shqiptarit që e ka pasë andërr me e heq atë kufi mes shqiptarëve”, ka thënë Berisha.

    Por pse ky sekret është aq i rëndësishëm që të mos zbulohet as pas dy dekadave liri?

    Berisha thotë se qëllimi i tyre ka qenë të haapja e kufirit të mos personalizohet me emrin e asnjë ushtari. As atij që këpuca mbi gur i është publikuar në media botërore e vazhdon të jetë pamja që e përshkuan Betejën e Kosharës.

    “Kjo është intenca. Është shumë ma me peshë që aty të jetë këmba e UCK’së apo e cdo e shqiptarit, se sa të jetë këmba e dikujt individualisht, që nesër mund ta bëjë ndonjë gabim që mund ta njëllosë”

    Ai tregon se ushtarët që morën pjesë në thyerjen e janë pajtuar që të mos e zbulojnë identitetin, dhe Berisha shprehet i bindur se asnjë nga bashkëluftëtarët nuk e ka bërë të ditur këtë.

    “Kurrë nuk e kanë shpërnda. Përgjigjja e parë për këtë është dhënë kështu sic po e them sot. Dhe të gjithë janë pajtu që të mos zbulohet asnjëherë”, thotë ai.

    Ndërkaq ky nuk ka qenë një vendim i marrë aty për aty, sapo është thyer kufirit.

    Berisha thotë se në fakt nuk kanë janë pajtuar në ditën kur u thye kufiri se nuk do të tregojnë asnjëherë për këtë veprim. Por, sic tregon ushtari i Brigadës 138, të gjithë janë pajtuar pasi një nga pjesëmarrësit ka refuzuar të zbulojë emrin e ushtarit.

    “Nuk ka qenë ndonjë vendimmarrje, por pasi u dhënë një përgjigje e tillë, të gjithë janë pajtuar”, ka treguar ai.

    Ish-shefi i Zbulim-Kundërzbulimit në UCK’së, Xhafer Gashi, ka thënë sot në 20-vjetorin e Betejes së Kosharës thotë se nuk ka qenë vetëm një ushtar që ka shkelur atë kufi.

    Por, ai shpjegon pse guri u vulos vetëm nga këmba e ushtarit enigmë.

    ‘’Shumëkush e ka shkelur këtë guri, nuk ka qenë vetëm një ushtar. Por ka një simbolikë pse është vetëm një këmbë që shkel një guri. Kjo sepse ka qenë e rëndësishme të dihet që forcat e UÇK-së e hoqën një kufi që ishte vendosur padrejtësisht’’, tha Gashi në Frontal të T7. / Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!