×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / 10 projektligje

    Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme për sot në 17:00, ky është rendi i ditës

    Reporteri
    10 Prill 2026 | 16:13

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, me fillim nga ora 17:00, shkruan Reporteri.net.

    Në rend dite është shqyrtimi i dhjetë projektligjeve, në mesin e të cilave edhe ai për çmimet tavan.

    Ky projektligj dhe ai për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u provua që të futen në rend të ditës edhe në seancën e paradites, por që nuk pati vota të mjaftueshme.

    Rendi i ditës:

    1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,

    2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,

    3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,

    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-026 Projektligjin për Shërbimet e Pagesave,

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-027 Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,

    7. Shqyrtimi i parë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,

    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,

    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,

    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!