×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky do të jetë moti për ditët e ardhshme

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 23:11

    Me reshje shiu pritet të jenë edhe ditët e ardhshme, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe bubullima, shkruan Reporteri.net.


    Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimalet nga 16C do të zbresin deri në 12C.

    Më poshtë shikoni motin për ditët e ardhshme:

    11.04 – Herët në mëngjes vende-vende me shi. Ditën kryesisht me vranësira, e pasdite mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

    12.04 – Kryesisht me vranësira, paradite reshje të dobëta shiu, e pasdite reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima.

    13.04-14.04 – Në fundjavë mot kryesisht i vranët. Të shtunën paradite kohëpaskohe me shi, e pasdite dhe në mbrëmje reshje më të qëndrueshme shiu. Ditën e diel kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

    15.04 – Kryesisht vranët, në mëngjes me reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës mundësi për riga lokale shiu.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!