Kryesisht me diell dhe i ngrohtë pritet të mbajë të dielën në Kosovë. Priten edhe vranësira të pakta deri mesatare që do të paraqiten kryesisht përreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12–16°C, ndërsa ato maksimale 29–33°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

Indeksi UV: I lartë deri shumë i lartë  gjatë orëve të mesditës. Rekomandohet mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe i zgjatur ndaj rrezatimit diellor.

Reklamë

Instituti Hidrometeorologjik  i Kosovës ka njoftuar se temperatura  të larta priten edhe gjatë dhjetëditëshit të parë të shtatorit./Reporteri.net/