Ky është aeroplani amerikan që mbrëmë solli në Prishtinë 110 kosovarët nga Siria

Kur po pritej që një grup grashë dhe fëmijësh kosovarë të nxjerrë nga kampet e Sirisë të silleshin në Kosovë më një aeroplan të rregullt nga Stambolli. Pak minuta para orës 23:00 të së premtes, nga Turqia në Aeroportin e Prishtinës ateroi një aeroplan tjetër, që në bishtin e tij mbante flamurin amerikan.


Aeroplani ushtarak i SHBA-ve që do të shihni në pamjet e mëposhtme i solli në vendlindje 110 kosovarët e të mbijetuar nga lufta, familjarë të ish-pjesëtarëve shqiptarë të ISIS-it, që për muaj kishin mbetur të ngujuar në kampet e luftës siriane, shkruan Reporteri.net.

Në mesin e tyre ishin edhe katër ish-ushtarë nga Kosova të kësaj organizate terroriste tre prej të cilëve janë në mbajtje policore, derisa një të mituri i janë shqiptar 30 ditë paraburgim.

Ky është aeroplani amerikan që mbrëmë solli në Prishtinë 110 kosovarët nga Siria

Ky është aeroplani amerikan që mbrëmë solli në Prishtinë 110 kosovarët nga Siria www.Reporteri.net

Gepostet von Reporteri am Samstag, 20. April 2019

Gazeta Online “Reporteri.net” prej mbrëmë ka raportuar ekskluzivisht për këto zhvillime.

Gjithçka çfarë ndodhi mbrëmë në aeroportin e Prishtinës – si u sollën në Kosovë mbi 100 gra dhe fëmijë të xhihadistëve shqiptarë të vrarë në Siri

Se operacionin e riatdhesimit të 110 kosovarëve nga Siria në Kosovë, autoritetet kosovare e kanë kryer në bashkëpunim me SHBA-të, ka njoftuar të shtunën edhe Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri në një konferencë për media. /Reporteri.net/.