×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 23:52

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës gjatë pesë ditëve të ardhshme ka paraparë mot të ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe me intervale me diell, shkruan Reporteri.net.


    Reshjet më të theksuara do të jenë ditën e hënë, më tej do të ketë vetëm riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara.

    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

    Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!