×
  • Lajme
  • Lajme

    Labi lajmërohet nga Shqipëria, një qen më i mirë se njeriu i sotit: Nëse s’ke para nuk je askushi

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 22:53

    Deputeti Labinot Tahiri, tani kur ka dorëzuar pasaportat dhe ka premtuar se nuk do të heq flokët e mjekrën pa u hequr vizat, i ka ngelur si mundësi që të shkojë vetëm deri në Shqipëri.


    Ai për këtë fundjavë është lajmëruar nga Shqipëria, ku përmes disa fotove të publikuara nga një plazh shqiptar, ka thurur disa rreshta duke ligjeruar moralin në stilin e tij.

    Ai është parë duke lozur me një qen, dhe është munduar të thotë se sot njerzit janë bërë më të kqinj se qeni, përcjell reporteri.net.

    Më poshtë postimi i plotë i Labit, pa ndërhyrje nga redaksia:

    Qysh në momentin që e takon se edhe ky të beson!

    Ka nga disa njerëz, që thonë për atë thesin me kryp!

    Kinse me hëngër për me e njoft njeriun, kjo është RREN! Nuk po hajnë njerzia më as kryp e sheqer me ty apo me mua, për me i besu apo me të besua!

    Nëse ke PARA, je gjithcka për te, nuk ke PARA sje askush për te!

    Pra shumë e njerin e ka vërbua PARAJA SOT!

    Harruan respektin dhe gjithcka si çmohet njeriu…! Ndërsa ky shoqi këtu në foto që mu afrua, nuk e di a kam para a nuk kam?sikur ti që nuk e di?

    Mu afrua dhe me falenderojë me bishtin e tij duke e lëvizur, për kohen që ia kushtova dhe minutat e mi të shtrejtë, derisa dikush nuk di ti respektojë!

    Në fund sygjerimi im është: Edhe pse ballafaqohesh me jetën kur nuk ke, edhe kur ballafaqohesh me shumë para , qëndro prap njeri se edhe KAFSHA(QENI) të do!

    Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!