×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Lluzhan, tre të lënduar

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 13:41

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Podujevë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Lluzhan.


    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar Flora Ahmeti e cila ka thënë që rreth orës 13:00 ka ndodhur aksidenti në mes të një furgoni dhe një veture, ku kanë mbetur 3 persona të lënduar.

    ”Po, rreth orës 13:00 ka ndodhur një aksident në magjistralen Podujevë- Prishtinë, më saktësisht në fshatin Lluzhan, ku janë përplasur një frugon dhe një veturë, 3 persona kanë kërkzar ndihmë mjeksore”, tha zëdhënësja e Policisë për Reporteri.net

    Ekipet mjekësore dhe të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!