×
  • Lajme
  • Lajme

    Haga njofton se po nis gjyqin ndaj Salih Mustafës, cakton trupin gjykues

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 16:27

    Dje, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I për rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.


    Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media.

    “Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake se dosja e plotë e çështjes Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës (KSC-BC-2020-05) do të jetë gati për t‘iu kaluar Trupit Gjykues më 7 maj 2021.”

    “Në pajtim me rregullën 116 dhe rregullën 117 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, pas marrjes së dosjes së çështjes, Trupi Gjykues mban pa vonesë një konferencë përgatitore për gjykimin me palët, pas së cilës përcakton afatin për mocionet që mund të dorëzohen prej tyre para nisjes së gjykimit”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, është bërë e ditur se çështja kundër Salih Mustafës është e para që do t‘i kalohet një trupi gjykues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!