×
  • Lajme
  • Lajme

    Karaxhiç dënohet me burgim të përjetshëm

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 15:05

    ‘Kasapi i Ballkanit’ Radovan Karaxhiç është dënuar me burgim të përjetshëm.


    Shpallja e aktgjykimit të formës së prerë kundër presidentit të parë të Republikës Serbe Radovan Karaxhiç, u bë pak minuta më parë nga Haga, shkruan Reporteri.net.

    Ai ishte dënuar me 40 vjet burg për gjenocid në Srebrenicë dhe krimet në Bosnje, tre vjet më parë. Por, Apeli sot konsideroi se dënimi 40-vjeçar për të është “i pamjaftueshëm”.

    Kjo shkallë e dënoi atë me burgim të përjetshëm, duke iu konfirmuar 9 nga 10 akuzat.

    Karaxhiç ishte dënuar për gjenocid në vitin 1995 në Srebrenicë, në një prej masakrave më gjakatare të Evropës, ku u vranë dhe masakruan mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!