LDK me peticion për autostradën e Dukagjinit, këto janë kërkesat e kësaj partie

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nënshkruar peticionin e nisur nga këshilli i qytetarëve në Rahovec lidhur me autostradën e Dukagjinit, shkruan Reporteri.net.


Këtë e ka bërë të ditur, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se peticioni përfshin qëndrim e LDK-së se autostrada duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe se para ndërtimit të saj, komunat nga bie kjo autostradë, kanë prioritete tjera.

“Ne do të kërkojmë që peticioni të përfshijë qëndrim tonin si LDK se:
1. Autostrada duhet të jetë në shërbim të qytetarëve,
2. Para ndërtimit të autostradës, komunat nga bie kjo autostradë kanë prioritete tjera, në veçanti:
(i) zgjerimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore nga Radiniqi,
(ii) impiantet e ujërave të zeza për të mbrojtur Drinin e Bardhë nga Klina deri në Prizren,
(iii) funksionalizimi i hekurudhës nga Klina në Prizren.
(iv) subvencionimi më i mirë i bujqve dhe blegtorëve”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Reporteri.net/.