×
  • Lajme
  • Lajme

    Liderët kosovarë dhe ata serbë më 29 prill te Merkel, a po merr fund dialogu i Mogherinit

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 21:11

    Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë, dhe bashkë me të duket të ketë marr fund edhe ideja e përkrahur nga presidentët Thaçi e Vucic për ndryshim të kufijve, si zgjidhje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.


    Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se përkrahin secilën marrëveshje për të cilët të dy palët bien dakord, duke lënë të nënkuptohet se përkrahin edhe ndryshimin e kufijve, kjo u kundërshtua ashpër nga disa vende europiane, me theks të veçantë nga Gjermania.

    Kancelarja Merkel, e cila e para doli hapur kundër kësaj ideje, gjeti përkrahës edhe në Kosovë. Madje përveç partive opozitare, aleat i saj për të penguar këtë ide të Thaçit e Vucicit, për të cilën u tha se ka edhe marrëveshje të gatshme, u angazhua edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili për këtë ndërmorri edhe veprime konkrete, siç ishte taksa ndaj produkteve serbe.

    Kjo bëri, që Serbia të tërhiqet nga dialogu. Por, Haradinaj nuk u tërhoq, as pas presionit shumë të madh amerikan.

    Tani, duket se gjërat kan marr kah tjetër. Bashkimi Europian po shkon në zgjedhje të brendshme, dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, duket se deri atëherë do të jetë në pauzë.

    Dështimi i formatit të dialogut të Brukselit, të udhëhequr nga shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, ka mobilizuar Gjermaninë, që ajo të marr rol kryesor në këtë proces.

    Kancelarja gjermane Angjela Merkel, bashkë me presidentin francez Emmanuel Macron, kanë bërë hapin e parë në këtë drejtim. Ata kanë ftuar në Berlin liderët e Ballkanit Perëndimor, ku theks i veçatë do t’i jepet raporteve Kosovë-Serbi, dhe hapat që duhet ndjekur në vazhdim për gjetjen e një marrëveshje finale në mes të dy vendeve.

    Në këtë takim, Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Sipas burimeve të reporteri.net, përveç takimeve të përbashkëta ku do të jenë të pranishëm të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, Merkel e Macron, mund të takojnë edhe një takim të veçantë në mes të liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

    Ndërsa, në Berlin pritet të përcaktohet se si do të procedohet tutje me dialogun në mes të dy vendeve.

    Ajo që pritet të ndodhë në këtë proces, është që dialogu të rifillojë dikur në vjeshtë, pasi BE të ketë përfunduar zgjedhjet e brendshme. Atëherë pritet të zgjidhet edhe shefi i ri i diplomacisë europiane, që do të zëvendësoj Mogherinin.

    Këtë pozitë të rëndësishme të BE’së, kësaj here pritet ta marr Gjermania, dhe me këtë rast më Merkel nuk do ta ketë problem që dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ta orientojë siç ajo dëshiron, duke i dhënë fund kështu edhe mundësisë që marrëveshja finale të gjindet përmes ndryshimit të kufijeve. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!