×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji për Lojërat e fatit hyn në fuqi sonte, Thaçi nuk e nënshkruan

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 20:06

    Në javën e fundit të muajit mars të këtij viti, Qeveria e Kosovës mori vendim që t’u vërë drynin të gjitha lokaleve ku ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit, respektivisht basteve sportive dhe kazinove.


    Pasi u iniciua nga Qeveria e Kosovës dhe mori votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shfuqizimi i ligjit për lojërat e fatit tani është tek presidenti Hashim Thaçi, i cili ka kohë deri në orën 24 qa ta nënshkruaj ose jo këtë ligj.

    Gazeta Express ka mësuar se Presidenti nuk e ka dekretuar dhe nuk e ka kthyer në rishqyrtim këtë ligj, dhe e ka lënë atë të hyjë në fuqi vetvetiu.

    Ligji për Lojërat e fatit hynë në fuqi sonte pas orës 24:00. Ky ligj i ka shkruar Presidencës me 8 Prill.

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka afat vetëm deri sonte në ora 24:00 që ta dekretojë apo jo Ligjin për Lojërat e Fatit.

    Gazeta Express ka mësuar nga burime të sigurta se Thaçi këtë ligji nuk e ka dekretuar dhe nuk e ka kthyer në rishqyrtim këtë ligj, dhe e ka lënë atë të hy në fuqi vetvetiu.

    Në zyrën e Presidencës nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje. Vetëm se kanë thënë se deri në 24:00 ka afat ligjor.

    Me 28 mars, Kuvendi i Kosovës ka votuar shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit

    Ligjet, vendimet dhe aktet tjera të cilat miratohen nga Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit dhe i dërgohet për dekretim presidentit, i cili ka kohë tetë ditë për ta nënshkruar.

    Nëse Presidenti i Republikës e kthen ligjin në Kuvend, ai duhet të theksojë arsyet e kthimit të ligjit. Presidenti i Republikës së Kosovës të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, mund ta ushtrojë vetëm një herë.

    Kuvendi, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, vendos për miratimin e ligjit të rikthyer nga Presidenti i Republikës, dhe ligji përkatës konsiderohet i shpallur.

    Por, nëse presidenti brenda tetë ditësh pas marrjes së ligjit nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, Ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e tij.

    Ditë më parë, prokuroria ua ka ngrirë llogaritë bankare për tri ditë (72 orë) pronarëve të bizneseve të lojërave të fatit.

    Numri i bizneseve të cilat ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit është i madh. Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për ndalimin e këtyre lojërave, në Kosovë do të mbyllen 306 njësi të lokaleve të bastit, 133 lokale me Automate dhe 6 lokale me veprimtarinë Bingo.

    Kujtojmë se kazinotë dhe qendrat e basteve sportive u mbyllën pasi ndodhën dy vrasje në lokalet ku ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit. Një vrasje ndodhi në Suharekë dhe një tjetër në qytetin e Lipjanit.

    Vrasje këto që tronditën gjithë vendin, ndërsa pas vendimeve nga institucionet njësitet e Policisë së Kosovës së bashku me inspektorë tatimor e doganierë morën menjëherë aksion që t’i bastisin bizneset e lojërave të fatit.

    E tërë situata për mbylljen e lojërave të fatit dhe shfuqizimin e Ligjit i cili ua lejon atyre veprimtarinë në vend, ka ardhur pas dy vrasjeve që janë bërë gjatë muajit mars pikërisht në lokale të lojërave të fatit.

    Jetmir Aliaj, 32 vjeç, u qëllua për vdekje të dielën e 17 marsit në një lokal të lojërave të fatit në Suharekë. Tri ditë më vonë, më 20 mars, Florent Ahmetaj, 32 vjeç, u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda një kazinoje në Lipjan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!