Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se shpërbërja e Kuvendit dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, tregon paaftësi dhe papjekuri të forcave politike që kanë marrë votën e qytetarëve për formuar institucionet.
Limaj dhe se është koha që Kosova ta ketë një alternativë të re dhe qeverisje që bën ndryshime.
Ai përmendi datën 21 dhjetor, si më të përshtatshmen për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Është lajm i keq për Kosovën, tash e 9 muaj është dëshmuar se këto forca politike nuk kanë vullnet për të përmbushur vullnetin e qytetarëve. Kjo që ka ndodh sot me shpërndarjen e Kuvendit tregon paaftësi, papjekuri dhe panjohuri se si ndërtohet shteti, institucionet dhe shpresoj që qytetarët e Kosovës, siç nuk e kanë pritur që kështu do të përfundojë vota e tyre, ashtu do t’u kërkojë llogari”, tha Limaj.
Limaj ka folur edhe për mundësinë e ndonjë koalicioni parazgjedhor. Ai është pyetur edhe për takimet e fundit që ka pasur me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhku, të cilit iu referua mik.
“Nëse do të kemi një alternativë serioze, e cila siguron dhe jep shpresë për një qeverisja ndryshe, ashtu do të jemi. Me mikun siç e thatë ju, kemi pirë kafe dhe do të pimë çdo ditë”, tha Limaj ndër të tjera. /Reporteri.net/