×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj thotë se ka përmbushur 70 për qind të premtimit për punësim

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 20:31

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kishte premtuar se në qeverisje qendrore e lokale çdo familje në Kosovë do ta ketë së paku një anëtar të punësuar.


    Ai tashmë zotohet se ky premtim nuk ka mbetur vetëm në letër. Limaj për KosovaPress, thotë se rreth 70 për qind është arritur ky projekt, ndërsa shton se shumë shpejt do të dalin me shifra të sakta.

    “Kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm, diku deri 70 për qind është arritur projekti ynë apo programi ynë. Kemi thënë që për çdo familje në Kosovë që nuk ka punësuar, do të ketë një të punësuar. Dhe me kënaqësi mund të them që jemi afër 70 për qindëshit që kemi deklaruar, shumë shpejt do të dalim me shifra konkrete. Janë trajtuar diku mbi 12 mijë familje në Kosovë, të cilët nuk janë trajtuar në të kaluarën, por besoj që ky trajtim që u është bërë familjeve është një hap konkret. Për herë të parë është fokusuar angazhimi jonë në familjet pa përkrahje financiare apo të rasteve sociale”, tha Limaj.

    Kujtojmë se mediat kanë raportuar javët e fundit për raportime të shumta të familjarëve të NISMA-s në ministritë të cilat parti i drejton, për çka jo pak është ironizuar nga qytetarët po jo vetëm me premtimin e Limajt se “çdo familje do ketë nga një të punësuar”, duke thënë se fjalën e ka pasur për familjen e tij dhe të afërmëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!