×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Abdixhiku: Kemi fituar 3 komuna, po prijmë në 5 e jemi në garë edhe për 4

    Reporteri
    13 Tetor 2025 | 0:07

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, derisa numërimi i votave po shkon drejt fundit, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e partisë së tij.

    Abdixhiku ka thënë se LDK ka fituar në tri komuna, “po prijmë në 5 tjera e jemi në garë për fitore edhe në 4 sosh, sonte ndjejmë veç mirënjohje e falënderim. LDK është e fortë me ju. LDK është e juaja”, është shprehur ai.

    “Urime dhe fituesve të tjerë. Le të punojmë së bashku për Kosovën që e jetojmë të gjithë”, është shprehur ai.

    Postimi i plotë:

    Faleminderit gjithë mbështetësve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë raund të parë triumfal.

    Teksa kemi fituar në 3 komuna, po prijmë në 5 tjera e jemi në garë për fitore edhe në 4 sosh, sonte ndjejmë veç mirënjohje e falënderim. LDK është e fortë me ju. LDK është e juaja!

    Urime dhe fituesve të tjerë. Le të punojmë së bashku për Kosovën që e jetojmë të gjithë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!