×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Dalin rezultatet e para, këta janë kandidatët që po dalin më të votuarit për Asamblenë e Gjilanit

    Reporteri
    14 Tetor 2025 | 17:47

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të kandidatëve për asamble nëpër disa komuna. Në Gjilan, janë numëruar 15.04 përqind e votave.

    Si bartës i listës, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 1 mijë e 434 vota, sipas KQZ’së.

    Ndërkaq, kandidati për asamble me më së shumti vota nga radhës e VV-së është Avdyl Kastrati me 81 vota, i dyti Sabri Rexhepi me 79 dhe e treta Erestina Isufi me 77 vota.

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë parti e dytë në këtë komunë, bartësi i listës, Arbër Ismajli ka marrë 954 vota.

    Kandidati për asamble me më së shumti vota deri më tani nga LDK-ja është Artan Cani me 106 vota, u dyti është Sami Ahmeti me 88 dhe e treta, Florina Jerliu me 75 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!