Debati i parë televiziv mes kandidatëve që po synojnë pozitën e të parit të kryeqytetit, tashmë ka nisur.

Kandidati i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, nuk është paraqitur në studion e Klan Kosova për këtë debat, duke iu shmangur kështu përballjes me kundërkandidtatët, shkruan Reporteri.net.

Në këtë debat po marrin pjesë kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, që po garon edhe për një mandat nga LDK, kandidati i PDK’së, Uran Ismaili, kandidatja e PSD’së, Besa Shahini si dhe kandidati Merkur Beqiri.

Reklamë

Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor./Reporteri.net