Nga 80% të vendvotimeve të numëruara, 84 nga 105 sa janë gjithsej në komunën e Mitrovicës, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri po prin me 48.34% apo 12.064 vota.

Luftën e ashpër ai po e zhvillon me kandidatin e VV-së, Faton Pecin, i cili aktualisht ka 47.55% apo 11.864 vota.

Diferenca është 198 vota.

Reklamë

Në vend të tretë del të jetë Gëzim Plakolli i LDK-së me 3.37% apo 840 vota.

/Reporteri.net/