×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Edhe Kaçaniku, Lipjani, Fushë Kosova dhe Ferizaj përfundojnë verifikimin dhe numërimin e votave

    Reporteri
    16 Tetor 2025 | 22:17

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri të enjten në mbrëmje (ora 21:30) aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit janë përmbyllur në gjithsej 21 komuna të vendit.

    “Sipas të dhënave të fundit, procesi është përmbyllur në Hani i Elezit (të hënën), Junik, Mamushë, Zveçan (të martën), Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (të mërkurën), si dhe në Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Ferizaj (të enjten)”, tha Elezi për Gazetën Online Reporteri.net.

    Ai shtoi se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen tri aktivitete kryesore:

    verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave;

    verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale; dhe

    numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

    Ndërkohë, në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, po publikohen në kohë reale të dhënat nga Qendrat Komunale të Numërimit, vendvotim pas vendvotimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!