Për herë të parë gjatë kësaj fushate, tre kandidatët kryesorë për kryetar të Prishtinës: Përparim Rama nga LDK, Hajrullah Çeku nga Vetëvendosje dhe Uran Ismaili nga PDK – po përballen sonte në një debat televiziv në RTV Dukagjini.
Në emisionin “Debat Plus”, të moderuar nga Ermal Panduri, kandidatët do të diskutojnë dhe krahasojnë programet e tyre për zhvillimin e kryeqytetit, duke prezantuar idetë dhe prioritetet që synojnë t’i realizojnë pas zgjedhjeve.
Debatin e drejtpërdrejtë mund ta ndiqni në videon më poshtë.