Numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës po vazhdon ende, teksa KQZ ka filluar të publikojë rezultatet e para.

LDK renditet si parti e parë me 955 vota, pasuar nga VV me 949 vota dhe PDK me 733.

Nga numërimi i 20 përqind të vendvotimeve, në listën e LDK’së e para renditet Mirlinda Krasniqi si bartëse e listës, pasuar nga Laureat Gojnovci, Ali Topalli, Afrim Dumani dhe Jetmir Berisha.

Reklamë

Tek lista e VV’së, i pari është Shpend Bardiqi, si bartës liste.

Lista vazhdon me Durim Hajrën, Kushtrim Mirenën, Kimete Kelmendin dhe Arsim Muharremin.

Nga PDK, i para renditet Rrahim Tërnava si bartës liste, i ndjekur nga Valon Murseli, Aida Alimi, Safete Çitaku dhe Ardian Elshani.

Reklamë

Janë edhe 47 vendvotime për t’u numëruar.

Ndryshe, edhe në Fushë Kosovë do të ketë balotazh për të parin e Komunës.

Më 9 nëntor, në balotazh do të përballen Valon Prebreza i VV’së dhe Besnik Osmani i LDK’së dhe /Reporteri.net

Reklamë