Në Komunën e Pejës, gara për kryetar pritet të shkojë në balotazh.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, po udhëheq me 46.25 për qind të votave, por pa arritur shumicën absolute, duke shkuar në balotazh me Taulant Kelmendin e Vetëvendosjes, i cili ka dalë i dyti me 28.26 për qind.
Nga gjithsej 140 vendvotime, janë numëruar 131 prej tyre apo 93.57%.
Ali Berisha i AAK-së ka marrë 18.18% apo 7043 vota.
Arta Nallbani nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 4.52 për qind të votave apo 1751 vota.
/Reporteri.net/
