Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon dita e dytë e numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Rezultatet nga numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës janë duke u publikuar në kohë reale në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultatet lokale.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare ka marrë 100 % të votave të diasporës të cilat kanë ardhur për zgjedhjet lokale në Komunën e Graçanicës.

Reklamë

Ajeti ka marrë gjithsejtë 10 vota të diasporës, sa edhe ka qenë totali i tyre për këtë komunë.

Partitë tjera serbe, përfshirë edhe “Srpska Lista”, s’kanë marrë asnjë votë.

 

 

Reklamë