Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për kandidatët e Kuvendeve Komunale nga zgjedhjet e mbajtura më 12 tetor.
Komunën e Drenasit e ka fituar pa balotazh Ramiz Lladrovci me iniciativën e tij “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.
Sipas rezultateve të deritanishme, ku janë numëruar 45 nga 73 qendra të votimit ose 61.64% e votave, kandidatët më të votuar të kësaj iniciative për Kuvend Komunal janë: Laureta Thaçi me 6,136 vota, Ekrem Elshani me 653 vota, Selim Qallapeku me 405 vota, Valdet Curri me 369 vota, Naim Gjeli me 358 vota dhe Ajeza Kurtaj me 330 vota.

Pas Kurtajt vjen Edon Nishori me 305 vota. Pastaj Ardian Nika me 265 vota, Alban Leku me 264 vota e Burim Bujupi me 253 vota.
