Një e moshuar nuk ka arritur ta kryejë obligimin e saj pasi e njëjta tha se e kanë hequr nga lista e votuesve, shkruan Reporteri.net.
Djali i saj i cili po e shoqëronte atë, theksoi se nuk iu lejua të votonte. Ai shpjegoi se fillimisht kanë shkuar tek shkolla ku kanë votuar gjithmonë, por që aty e moshuara nuk ka figuruar në listë, dhe kur ka shkuar tek një qendër tjetër për të votuar me kusht, as aty nuk ka figuruar.
“Ma kanë hequr emrin.”, tha ajo.
“Ishim në shkollën “Haziz Tola” ku kemi votuar sa herë dhe tani erdhëm këtu. Nuk e kam ditur deri tani. Tani erdha të votojmë me kusht, dhe as këtu nuk mundet pasi nuk ekziston, faktkisht nuk ekizston si njeri në Kosovë. Me dokumente është në rrregull, pasi merr dhe pensionin, por nuk është në listë, e kanë hequr. Se kam pritur që të ndodhte diçka e tillë”, tha djali i të moshuarës për Klan Kosova.
/Reporteri.net/