×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Të dhënat e KQZ-së

    Në disa komuna përfundon procesimi i të gjitha vendvotimeve, kush ku po prin në garën për asambletë komunale

    Reporteri
    14 Tetor 2025 | 9:14

    Nëpër Qendrat Komunale të Numërimit tashmë ka vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për asamble.

    Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, në disa komuna është duke vazhduar procesimi i votave nga vendvotimet, e në disa të tjera ka përfunduar.

    Në Gjakovë ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të vendvotimeve.

    Sipas të dhënave të KQZ-së,  prin AAK me 32, 30 përqind, pasuar nga Vetëvendosje me 18, 73 përqind, PDK me  15, 50 përqind e LDK me 12,52 përqind.

    Procesimi i të gjitha vendvotimeve ka përfunduar edhe në Gjilan, ku prin Lëvizja Vetëvendosje.

    Në Pejë po ashtu janë procesuar të gjitha votat. E para është Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Të gjitha vendvotimet janë procesuar edhe në Podujevë.

    Numërimi i votave është drejt fundit edhe në Mitrovicë të Jugut, ku ka mbetur pa u numëruar edhe një vendvotim.

    Në Prishtinë, deri më tani janë procesuar 254 vendvotime nga 268 sa janë gjithsej. Numërimi është duke vazhduar edhe në Prizren, Ferizaj e në disa komuna të tjera. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!