Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve me postë për komunën e Prishtinë.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku është duke prirë.
Ai ka marrë 47.31% apo 88 vota nga numërimi i një kutie nga 5 gjithsej, kurse, Përparim Rama i LDK-së, 30.65% apo 57 vota, shkruan Reporteri.net.
Uran Ismaili i PDK-së renditet i treti me 16.13% apo 30 vota, e katërta Besa Shahini e PSD-së me 2.15 apo 4 vota, kurse Bekë Berisha i AAK-së 2.15% apo 4 vota.
