×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Numërohen votat e para për kandidatët për asamble në Mitrovicë, këta janë më të votuarit

    Reporteri
    14 Tetor 2025 | 22:06
    Ndertesa e Komunes se Mitrovices. 10.06.15, Mitrovica. Photo: Atdhe Mulla

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut.

    PDK renditet si parti e parë nga 10 vendvotime sa janë numëruar, me 1 mijë e 229 vota. Si parti e dytë renditet Vetëvendosja me 626 vota, pasuar nga LDK me 418 vota, shkruan Reporteri.net.

    Nga lista e PDK’së më të votuarit janë Arian Tahiri si bartës liste, i ndjekur nga Fisnik Suma, Shkëlqim Ibrahimi, Gëzim Stavileci dhe Fahri Shabani.

    Armend Begu ëshë i pari tek lista e VV’së si bartës liste, pasuar nga Erseka Barani, Jeton Zeneli, Naser Muja dhe Rinesa Preteni.

    Ndërkohë nga LDK i pari gjendet Safer Kamberi si bartës liste, pasuar nga Xhyljete Imeri, Muhamed Hoti, Oltion Ahmeti dhe Xhevdet Shabani.

    Për të përfunduar numërimi janë edhe 95 vendvotime.

    Ndryshe, në garën për kryetar komune do të ketë balotazh mes Arian Tahirit të PDK’së dhe Faton Pecit të VV’së.

    Balotazhi mbahet më 9 nëntor./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!