×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Përballja e madhe për Prishtinën, sonte në Debat Plus: Përparim Rama, Uran Ismaili e Hajrulla Çeku

    Reporteri
    09 Tetor 2025 | 13:03

    Sonte pretendentët kryesorë për kryetar të Prishtinës, do të përballen për herë të parë që të tre në një studio televizive.

    Përparim Rama, Uran Ismaili e Hajrulla Çeku do të jenë përballë njëri-tjetrit në studion e “Debat Plus”, nën moderimin e gazetarit Ermal Panduri.

    Ky debat, kur kanë mbetur edhe tri ditë deri te zgjedhjet e 12 tetorit, mund të jetë edhe vendimtar në përcaktimin e fituesit, apo balotazhit në këtë garë.

    Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës gjatë kësaj jave u përballën edhe në një studio tjetër televizive, por prezent nuk ishte kandidati i VV-së, Hajrulla Çeku.

    Debati do të nisë në ora 20:00, në RTV Dukagjini.

    Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen këtë të diele, më 12 tetor. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!