×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / Zgjedhjet lokale

    Përditësohen të dhënat: 7,87% e qytetarëve votuan deri në ora 11:00, përqindjet për secilën komunë

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 11:32

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet që po mbahen në 38 komuna për kryetarë dhe asamblistë.

    Deri në ora 11:00, 7,87% për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar nëpër komunat përkatëse, apo 159,472qytetarë.

    Me përqindje prijnë Mamusha, Zveçani e Ranillugu.

    Në këto të dhëna përfshihet pjesëmarrja nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe me postë.

    Të gjitha qendrat e votimeve janë hapur me kohë dhe deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!